Lamtumirë regjisorit të
"Top Gun", vetëvritet Toni Skot

Lamtumirë regjisorit të <br />
LOS ANXHELOS- Regjisori dhe producenti i njohur i kinematografisë Toni Skot ka vrarë veten duke u hedhur nga një urë në Los Anxhelos.

Sipas hetimeve te para nga policia në Amerikë producenti është parë të parkojë makinën e tij në Urën Thomas Vincent në Los Anxhelos dhe më pas është hedhur prej saj, rreth orës 12: 30, me orën lokale, duke gjetur vdekjen e menjehershme.Trupi pajetë i 68-vjeçarit u gjet nga policia rreth 3 orë pas aktit vetëvrasës.

Skot njihet si producent i mjaft filmave me famë, si ‘Top Gun’, ‘True Romance’, ‘Fun’.

Mësohet se Skot kishte lënë një mesazh lamtumire në studion e tij, por përmbajtja mbetet ende e rezervuar. Sipas hetuesve nuk ka asgjë që mund të përjashtojë pistën e vetëvrasjes megjithatë do të jetë autopsia e cila do të sqarojë të gjitha dyshimet.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat