Këngëtarja e njohur Lana Del Ray dëshiron të jetë bamirëse dhe për këtë arsye ka si model aktoren hollivudiane Angelina Jolie.

Sipas Del Ray personazhet e njohur duhet të përdorin mundësitë e tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të pastrehët, duke kontribuar edhe në fonacione të ndryshme.

lana del ray

“Muzika ishte pasioni im, por puna me këto fondacione është më e rëndësishme. Kur ndihmojë të tjerët kam përshtypjen se edhe mua më ndodhin gjëra të mira.

Dua të jem si Angelina Jolie. Më pëlqen ajo. Mendoj se fama duhet ta shfrytëzuar edhe për qëllime të mira”,-është shprehur këngëtarja.

angelina jolie

Lana Del Ray është bërë e njohur falë hiteve të saj të veçanta si “Blue Jeans”, “Born To Die”, “Video Games” etj.

(xh.k/shqiptarja.com)