Këngëtarja amerikane Lana Del Ray ka marë pjesë në ndarjen e çmimeve në eventin muzikor “Germany's Echo Awards”, ditën e djeshme në Berlin.

Ndërmjet shumë emrave të pranishëm të fushës muzikore Lana u nderua me dy çmime, “Best International Newcomer” dhe “Best International Female Pop/Rock Artist”.

lana del ray

Ajo u shfaq në tapetin e kuq, e veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë të bardhë dhe kishte vënë disa aksesorë të veçantë në formë krokodili.

Këngëtarja Del Ray u fotografua me Zonjën e Parë Franceze, Bruna Sarkozi, e cila ishte një nga performueset e kësaj nate.

lana del ray

Carla ndryshe nga Lana u shfaq me një stil klasik në të veshur, me një kostum të zi.

lana del ray

Ajo u shpreh e ngazëllyer për praninë e saj në këtë event dhe theksoi se ishte ndjerë nervoze para se të përformonte në skenë.

lana del ray

Në këtë event kanë qenë të pranishëm emra të njohur si këngëtari kanadez Michle Buble, këngëtarja Emeli Sande, britanikja Katie Melua etj.

(b.t/shqiptarja.com)