Landfilli i Sharrës s’ka më vend për dherat, kamionët e ndërtuesve prej javësh po kthehen mbrapsht! Agjencia që e administron njoftoi institucionet

Në Landfillin e Sharrës nuk ka më vend për depozitimin e dherave dhe inerteve. Kamionët e ndërtuesve, që e kanë detyrim t’i çojnë dherat te Inceneratori i Tiranës, po detyrohen të kthehen mbrapsht, duke futur në ngërç industrinë e ndërtimit në kryeqytet. Për Report Tv Sekretari i Shoqatës së Ndërtuesve, Erjon Harizi, thotë se kamionët nuk po pranohen prej javësh, ndërsa nuk ka asnjë vend tjetër i autorizuar se ku t’i hedhin dherat ose inertet, për të cilat ndërtuesit paguanin te kompania e inceneratorit rreth 5 euro.

Duke theksuar se dherat nuk mund të konsiderohen mbetje, Harizi thotë se nuk asnjë rrezik që të përcaktohen zona të tjera në Tiranë për t’i hedhur ato, por ankohet se aktualisht ndërtuesit që refuzohen nga inceneratori gjobiten nëse i hedhin në vende të tjera.

Report Tv ka mësuar përmes burimeve se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, e cila e ka nën administrim landfillin që prej sekuestrimit me vendim të GJKKO, i ka njoftuar zyrtarisht me shkresë institucionet përgjegjëse se vendi është ezaruar për dherat dhe inertet, por ende nuk ka marrë një reagim.

Nga Agjencia thonë se nuk janë ata vendimmarrësit, por nëse nuk ka vend për depozitim nuk mund të pranohet asnjë kamion me dhera. Vendimmarrja për zgjerim të zonës apo zgjidhje tjetra alternative i mbetet autoritetit kontraktor, në këtë rast mbetet e paqartë përgjegjësia nëse i takon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë Tiranë apo edhe vetë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Depozitimi i dherave në vendin ku do të ndërtohej inceneratori i Tiranës, nuk ishte fillimisht pjesë e kontratës koncesionare, por iu vendos si kusht ndërtuesve të cilët do të firmosnin më pas marrëveshjen privatisht me Integrated Energy BV-SPV.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tes: 04/02/2025 20:31

    Njoftoni Edin...I thoni asnje pune nuk cove deri ne fund.....

    Përgjigju
    • 5D: 04/02/2025 23:28

      Mos e ka bere Mehmeti me koken e vet se “Ai”, (Sulltani) nuk di gje!

  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

'Interesimi i shqiptarëve jashtë, shumë i lartë', Kristaq Kume: Kushti i Berishës për votën e diasporës, i pavend

'Interesimi i shqiptarëve jashtë, shumë i lartë', Kristaq Kume: Kushti i Berishës për votën e diasporës, i pavend