DURRES - Kamioni me 1.6 ton marijuanë i cili kaloi nën "hundën" e autoriteteve në portin e Durrësit dhe u zbulua në Bari të Italisë, ka çuar në pranga dy punonjës të Rapiscan, kompanisë së huaj konçensionare për skanimin e mallrave në port. Nga hetimet e kryera, u zbulua se kamioni që transportonte drogë mes lëndës drusore është skanuar nga Shoqëria "Rapiscan S2 Albania", veprim për të cilin janë vënë nën përgjegjësi dy punonjësit, 28-vjeçari Fatjon Trezhnjeva përgjegjës për analizën e skanerit dhe supervizori Edmond Hysko
(Në foto) 42 vjeç të dy me banim në Tiranë.
Sipas policisë, ata nuk kanë bërë asnjë lloj sinjalizimi, edhe pse gjatë skanimit është vërejtur se në kamion ka pasur dy lloje ngarkesash. Kamioni kaloi në anën tjetër të bregut, në Itali, aty ku u zbulua edhe sasia e konsiderueshme e drogës. Për kontrollin, sipas burimeve të policisë punonjësit e Rapiscan kanë hartuar një raport korrekt, duke mos pasqyruar pamjet e skanerit. Për momentin personat e arrestuar akuzohen vetëm për "shpërdorim detyr"e pasi nuk iu është provuar bashkëpunimi me dy personat e arrestuar në Itali.
Droga e fshehur mes drunjve që do të përdoresin për ndërtim të vendosur në mënyrë të çrregullt në kamion, u zbulua në portin e Barit nëpërmjet një skanimi me rreze X të pajisjeve "Siluetë Scan”. Autoritetet italiane vunë në pranga babë e bir 53 dhe 26 vjeçar, por sipas mediave të shtetit fqinj, ata kanë deklaruar se nuk kishin asnjë dijeni se ne kamion kishte lëndë narkotike.
Mësohet se sasia e madhe e lëndës narkotike kishte si destinacion rajonin verior të Lombardisë dhe nga shpërndarja e saj do të siguroheshin rreth 16 milionë euro.
E gjithë lënda narkotike e gjendur në kamionin që ishte nisur nga Shqipëria ishte e ndarë në 1.460 pako në total. Kjo është sasia më e madhe e kapur javët e fundit në Portin e Barit.
Policia e Durrësit dhe Prokuroria vijojnë hetimet pasi dyshojnë se në këtë rrjet janë të përfshirë edhe persona të tjerë përgjegjës në trafikimin e kësaj lëndë narkotike.
(I arrestuari Edmond Hysko dhe mënyra si behet skanimi i kamionit qe kalon ne port nga Rapiscan)
(Mënyra se si bëhet skanimi i një kamioni që kalon në portin e Durrësit nga Rapiscan)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20