Në konferencën e sotme për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se opozita do të nisë protestat si e vetmja rrugë për të krijuar qeverinë teknike dhe rikthimin e votës së lirë.

Si çdo të hënë, Berisha zhvillon foltoren para kryeministrisë, por prej disa ditësh aty qëndron edhe Adriatik Lapaj.

I pyetur nga gazetarët nëse do të zhvendoset apo do t’i bashkohet protestës së Lapajt, Berisha tha: “Kjo foltorja para kryeministrisë ka filluar javë më parë.  Adriatik Lapaj ka filluar një protestë që unë e përgëzoj, e mbështes protestën e tij dhe aktin e tij pa diskutim. Ai zotëri ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën”.


Lajmi kryesor:

Berisha: Endri Shabani avokat i Ramës, ia tha edhe Gonzatos që e ka vendosur! Asnjë bashkëpunim me PS