Lapidari i UÇPMB, takohen
përfaqësuesit shqiptarë në Preshevë

Lapidari i UÇPMB, takohen <br />përfaqësuesit shqiptarë në Preshevë
PRESHEVE - Përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginës së Preshevës kanë mbajtur ditën e sotme një takim, lidhur me zhvillimet rreth lapidarit me emrat e luftëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Lapidari është vendosur në qendër të Preshevës me emrat e të rënëve dhe Serbia ka kërcuar heqjen e tij.

Takimi u mbajt pa praninë e mediave dhe për herë të parë morën pjesë përveç përfaqësuesve politikë dhe institucional, atyre të OVL-së edhe përfaqësuesit e familjarëve të dëshmorëve të UÇPMB-së, si dhe përfaqësues të Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).

“Është një takim i vazhdueshëm që ka filluar nga data 7 janar e këtij viti”, ka thënë në një deklaratë të shkurtër pas takimit të mbajtur pa praninë e mediave, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa duke lajmëruar vazhdimin edhe nesër të takimit.

Ndërkohë që Jonuz Musliu, ish-kryetar i Këshillit Politik të UÇPMB-së, pas takimit i ka thënë Radio Kosovës se vazhdon të mbetet qëndrimi i njëjtë për Monumentin, por pritet që nesër të vendosët më konkretisht për këtë çështje.

“Përfaqësuesit e veteranëve të UÇPMB-së dhe ata të familjarëve të dëshmorëve, do të ulën sonte së bashku dhe aty do të formohet një listë kërkesash, e cila do të jetë njëherësh listë, nga e cila do të merret vendim konkret në takimin radhës që mbahet nesër”, tha Musliu.

(eç/shqipatrja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Real Madrid rikthehet 'Galaktik', fiton 0-3 në derbin e vogël dhe kërcënon Barçën! Mbappe gjen rrjetën

GOLAT/ Real Madrid rikthehet 'Galaktik', fiton 0-3 në derbin e vogël dhe kërcënon Barçën! Mbappe gjen rrjetën