Që prej ditën së djeshme një pjesë e Laprakës në kryeqytet ka mbetur pa energji elektrike për shkak të një defekti në rrjet.
OSHEE njofton se tashmë defekti është gjetur dhe pritet që riparimi i tij të kryhet brenda 60 minutave.
Njoftimi i OSHEE
Mbremë rreth 21:00 një pjesë e zones Laprake, Tiranë mbeti pa energji elektrike per shkakte nje defekti ne rrjetin TM.
Brigadat e njësisë Tirana3 kryen manovrime në çdo kabine per te identifikuar defektin deri ne 03:30 te natës.
Aktualisht eshte gjendur defekti dhe parashikohet që energjia të rikthehet brenda 60 minutave.
Eshte per tu theksuar fakti se vonesa në gjetjen e avarise erdhi edhe për shkak të mosadministrimit nga ana e OSHEE te kabinave private dhe mungesa e aksesit për të hyrë brenda e bën të pamundur manovrimin në kohë.