TIRANE - Mungesa e ujit te pijshëm është ende nje problem shumë i madh në zonën e Laprakës pasi për periudha disa mujore e deri në një vit në këtë zonë mungesa e tij kthehet në një problem shqetësues.

Denoncimi i këtij problemi është bërë nga vetë banorët në zonën e rrugës “Vangjel Noti” dhe rrugës “Anton Mazreka” në Laprakë, në redaksinë e gazetës Shqiptarja.com.

Ata kanë sjellë në redaksi foto të një dite të zakonshme në Laprakë ku autobotet vijnë në lagje dhe njerëzit blejnë ujë.

Kjo situatë ka vështirësuar së tepërmi jetesën e banorëve të zonës, që tashmë janë të detyruar të blejnë ujin nga autobote. E megjithë koston financiare pastërtia e ujit në asnjë moment nuk është e garantuar.

Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)