TIRANË - Zbukurimi i shtëpisë për festat e fundviti, ka bërë që një shtëpi dykatëshe të përfshihet nga flakët në zonën e Laprakës në kryeqytet. 3 makina zjarrfikëse shkuan me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe nisën punën për shuarjen e zjarrit.

Shtëpia në pronësi të shtetasit Gasper Valaj, është djegur pjesërisht në katin e dytë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Në momentin e zjarrit ndodheshin të gjithë pjesëtarët e familjes Valaj e përberë nga 5 anëtar. Sakaq, shkak i zjarrit sipas ekspertëve të zjarrfikësve është bërë zbukurimi i pemës me drita, ku flakët fillimisht janë përhapur në kuzhinë dhe më pas në dhomat e tjera të katit të dytë.

Nga ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur që flakët të mos të përhapeshin edhe në katin e parë të banesës, duke shkaktuar vetëm materiale.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)