Ky është sezoni i Lara Colturit në Kupën e Botës. Skiatorja e Shqipërisë ka marrë një tjetër rezultat të jashtëzakonshëm, pasi është renditur e dyta në Slalomin e Killinghton në SHBA. Në këtë garë të jashtëzakonshme, ku mori pjesë edhe mbretëresha e këtij sporti për vajza Mikaela Shiffrin, Lara Colturi u rendit e dyta, vetëm 9 të qindtat më e ngadaltë se Camille Rast.
Në lëshimin e parë Lara Colturi u rendit e katërta, një pozicion mbreslënës edhe pse nuk premtonte shumë për të fituar garën. Megjithatë gabimet e dy skiatoreve të tjera në lëshimin e dytë bënë që Lara Colturi të renditej e dyta në përfundim. Ky sukses merr të tjera përmasa për faktin se 20-vjeçarja e cila përfaqëson Shqipërinë la pas Michaela Shiffrin, skiatoren legjendë të këtij sporti e cila garonte në shtëpinë e saj. Shiffrin e mbylli garën 59 të qindtat më e ngadaltë se fituesja nga Zvicra Camille Rast.
Fundjava do të kishtë qenë edhe më e paharrueshmë nëse të shtunën Lara Colturi do të kishte patur një tjetër rezultat në Slalomin Gjigand. Megjithatë renditja në 10 më të mirat e mban skiatoren e Shqipërisë në krye të Kupës së Botës për ski.
Lara Colturi, pas fundjavës në Killington, mban vendin e parë me 366 pikë, ku dominojnë rezultatet në Slalom, që është edhe disiplina e preferuar e 20-vjeçares këtë sezon. Ndjekësja më e afërt e skiatores së Shqipërisë është Camille Rast me 254 pikë, 112 më pak se Lara.








Komente
Komento