Lara Colturi e mbyll vitin siç ëndërronte, tjetër sukses në Botërorin e skive

Lara Colturi e ka mbyllur garën e Sllallomit në Semmering të Austrisë në vendin e 14-të. Kjo ishte edhe gara e fundit për këtë vit kalendarik, i cili ishte një vit i shkëlqyer për 18-vjeçaren Kuq e Zi.

Një vit që kulmoi me vendin e dytë në etapën e Gurgl më 23 nëntor. Tashmë, Lara është një talent i konfirmuar dhe ka konsoliduar veten në top 15 në të dyja disiplinat teknike, si në Sllallom ashtu edhe në Giant Sllallom.

Mund të përmendim faktin se gjatë vitit 2024, Lara ka arritur plot 10 herë të jetë në Top 15 dhe nga këto, 4 herë midis 10 më të mirave.

Garat do të zhvendosen në Kranjska Gora më 4-5 janar. Lara do të ketë shumë pak ditë për të festuar ndërrimin e viteve dhe për të rifilluar përsëri këtë aventurë të Kupës së Botës.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Papa Françeskut për 2025: Përpjekja për vëllazëri njerëzore nuk është thjesht një slogan retorik

Mesazhi i Papa Françeskut për 2025: Përpjekja për vëllazëri njerëzore nuk është thjesht një slogan retorik