Larg frikës e terrorit, mes afganëve të akomoduar në Qytet Studenti edhe gazetarë e studentë: Këtu jemi mirë, situata në Kabul është shumë e keqe, talebanët janë të rrezikshëm

Larg terrorit e frikës nga talebanët, afganët e akomoduar në Qytet Studenti në Tiranë shprehen se tashmë ata ndihen shumë më të qetë. E mes afganëve që kanë mbërritur në vendin tonë është edhe një gazetar, i cili tha për mikrofonin e kolegëve të tij në Shqipëri se në vendin tonë ndihet mirë.

Për situatën në Kabul ai tregon se është shumë e keqe, ndërsa shton se plani i tyre është që të qëndrojnë për disa javë në Shqipëri dhe më pas të largohen në SHBA.

"Jam mire. Situata në Kabul është shumë  e keqe. Jam gazetar, njësoj si ju, është mirë këtu. Është dita ime e parë këtu dhe për koleget e mi, plani ynë është të rrime këtu për disa ditë dhe me pas do shkojmë në vende të tjera", shprehet ai.

Një student nga Afganistani thotë se talebanët janë të rrezikshëm dhe se shpreson që situata në vendin e tij të bëhet më mirë.

"Situata është e keqe, por shpresoj te behet me mire. Ne jemi studentë, talebanët janë të rrezikshëm", ka thënë ai.

 

Të dy të rinjtë ishin pjesë e grupit prej 154 personave që mbërritën gjatë natës në vendin tonë. Ata po përpiqen të fillojnë një jetë normale, ndërsa në Qytet Studenti prania e efektivëve të Policisë është e lartë, për t'i garantuar sigurinë. Është vendosur edhe perimetri i sigurisë, të cilin afganët lejohet ta shkelin, por asnjë i jashtë nuk lejohet të futet.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, i pritën dje në Rinas afganët, ndërsa u shprehën se shumica prej tyre janë aktivistë, gazetarë e studentë, që u rrezikohej jeta në Afganistan. Në total deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 275, 121 prej të cilëve janë strehuar në hotele në Durrës, ndërsa pjesa tjetër në konviktet e Qytet Studentit në Tiranë.

Në Shqipëri pritet të strehohen 4000 afganë të cilët do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

1630148484_af.jpeg

 

Foto VIDEO nga Qyteti i Studentit
 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahhaha: 28/08/2021 10:53

    Do te ikim ne vende te tjera sua prishi menien me qendru Rama. Pyeten sa esh rroga? Dhe thane refugjat regugjat po kemi ardh te bojm noj pare, ketu sia vleka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot