Vijnë gjatë natës në Shqipëri 154 afganë, në total 275 të strehuar në Durrës e Tiranë! Rama: Aktivistë të shoqërisë civile! Xhaçka: Gra që u rrezikohej jeta në duart e talebanëve

TIRANË-154 afganë të tjerë gra, burra, të moshuar, gra e fëmijë kanë prekur tokën shqiptare në dy fluturime të ndara gjatë orëve të vona të natës së djeshme, ndërsa janë strehuar në Qytetin Studenti. Pjesa më e madhe e tyre janë gra dhe zëra të shoqërisë civile, aktivistë dhe studentë. Avioni i parë që mbërriti në orën 22:45 me 95 afganë në bord nga Kabuli, ku u pritën nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim.

Ndërsa në fluturimin e dytë që mbërri në Rinas në orë 01:00 pas mesnate që ishte tranzit në Doha erdhën 59 afganë, ku përveç Xhaçës dhe Kim u pritën edhe nga kryeministri Rama. Fillimisht ata janë regjistruar në çadrat e ngritura në Rinas dhe më pas janë shoqëruar në konviktet në Qytetin Studenti ku do të strehohen përkohësisht. Në total së bashku me avionin e parë në Shqipëri po strehohen 275 afganë në Qytet Studenti në Tiranë dhe në dy hotele në Durrës.

Kryeministri Rama ishte vetë në Rinas së bashku me ministren e jashtme Xhaçka e ambasadoren Yuri Kim e cila i uroi mirëseardhjen emigrantëve afganë nga bordi i avionit.

Xhaçka tha se pjesa më e madhe e afganëve të ardhur janë gra që kishin ngritur zërin për të drejtat e tyre dhe u rrezikohej jeta nga telebanët. Kryeministri Edi Rama shtoi se afganët e mbërritur mbrëmë, janë aktivistë pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët. Pritet që në Shqipëri të strehohen 4000 afganë të cilët do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

 

 

 

 

FOTO+VIDEO Mbërritja e refugjatëve afgan

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:39
Mbërritja e 154 afganëve Xhaçka: Një pjesë e madhe, gra aktiviste që i rrezikohej jeta nga talebanët

 

Veprimtarë të shoqërisë civile, gra që kanë kërkuar të drejtat e tyre, janë mes 154 afganëve që mbërritën mbrëmë në vendin tonë. Nga aeroporti i Rinasit, nga ku i uroi mirëseardhjen afganëve, Xhaçka tha se ata ishin një kategori shumë e rrezikuar nga talebanët dhe mbërritja e tyre në vendin tonë, për Xhaçkë, është lehtësim.

"Një pjesë e madhe veprimtarë të shoqërisë civile, gra që kanë qenë të zëshme për të drejtat egrave dhe një kategori që janë shumë të rrezikuar nga talebanët. Nuk ishte  lehtë t'i sillnim kanë kaluar ditë jashtëzakonisht të vështira. Një pjesë e madhe janë edhe studentë. Është lehtësim i madh që mundëm 'i sillnim", thotë Xhaçka.

Ora 07:25
Nga bordi i avionit, Yuri Kim i uron mirëseardhjen afganëve dhe i ndihmon të zbresin valixhet: Faleminderit që jeni këtu

 

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i ka uruar mirëseardhjen nga bordi i avionit, grupit të afganëve që erdhën mbrëmë në vendin tonë, e shoqëruar edhe nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. 'Faleminderit që jeni këtu', i tha Yuri Kim afganëve, duke i garantuar mbështetjen. Ambsadorja nuk ka ngurruar t'i ndihmojë afganët, duke mbajtur edhe çantën e njërit prej tyre.

"Përshëndetje, unë jam Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Shqipëri. Jam këtu me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe duam t'ju urojmë mirëseardhjen. Kryeministri i vendit, Edi Rama është poshtë duke pritur t'ju urojë mirëseardhjen, faleminderit që jeni këtu", u shpreh Yuri Kim.

Ora 07:11
Mbërritja e grupit tjetër të afganëve, Rama: Mes tyre aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë e gazetarë

 

Nga Rinasi, ku i uroi mirëseardhjen grupit tjetër të afganëve që mbërritën në vendin tonë, kryeministri Edi Rama bën me dije se mes 154 afganëve që mbërritën mbrëmë, mes tyre ka aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre.

"Mirëmëngjes pa u gdhirë dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë", shkruan Rama.

Ora 00:34
VIDEOLAJM/ 95 emigrantët afganë strehohen në Qytet Studenti

95 emigrantët afganë që mbërritën një orë më parë në Rinas tashmë po strehohen në Qytetin Studenti. Report Tv ka siguruar pamjet nga pritja e emigrantëve afganë për tu akomoduar brenda godinave, të cilat janë përcaktuar për qëndrimin e tyre. Pak më vonë pritet të mbërrijë në Rinas një avion me rreth 60 afganë, të cilët do strehohen po në Qytetin Studenti. Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 216 emigrantë afganë, të cilët janë strehuar në Durrës dhe Tiranë.

Ora 23:59
Gra me sy të vuajtur... fëmijë dhe të moshuar, pamje të 95 afganëve që mbërritën sot në Rinas! Priten nga Kim dhe Xhaçka

Këto janë pamje të 95 afganëve që kanë mbërritur mbrëmjen e sotme rreth orës 23:00 në Rinas. Fëmijë, gra me sy të vrarë, të moshuar e burra, shihen në këto pamje. Ky është grupi i dytë i afganëve i mbërritur në Shqipëri duke u shpëtuar nga duart talebanëve.

 

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodran: 29/08/2021 10:20

    Mirënjohja është virtyti më i rëndësishëm i njeriut!! I bombardojmë rrjetet sociale me shqiptarizëm por në realitet nuk është ashtu¡ Një pjesë e shqiptarëve paskan harruar përpjekjet për jetë a vdekje për të emigruar jashtë duke ngelur në mes të botës në male apo duke përfunduar ushqim për peshqit në det!! E gjithë kjo bëhet për inat të kryeministrit të Shqipërisë që fundi i fundit është i pak më i pranueshëm se ai talebani i konferencës islamike që është aktualisht non grata!! Sa për shpenzimet, mos të shqetësohen sepse nuk na hyjnë në hise, kanë biletën dhe çekun shoqërues me vete!!

    Përgjigju
  • goni: 28/08/2021 08:53

    "te gjithe ateiste derisa fillon te bjere avioni" .......popull kot flasin pa ditur cfare eshte lufta ,sipas kesaj logjike italia duhet te na perzinte ne 90 ...pffff popull pa memorie. ne djall rama meta e lukuni ....po njerezit e thjeshte cfaj kane more ditezinj...

    Përgjigju
  • Ops: 28/08/2021 07:43

    Republika of Soros

    Përgjigju
  • Arbëri: 28/08/2021 07:11

    Po qfar ke që arsyetohesh o idiot , q’do jet njeriu e ka një vler pa dallim…!!!

    Përgjigju
  • Sunit hesapi: 28/08/2021 07:03

    Hajdeni hajdeni o vellezer sunit barbare ta bejm shqiperine albanistan me keq se eshte,hahahahaha votoni prape per ed brekushen .E sunit drreqi vetem dajak e hajduteri vrasje doni

    Përgjigju
  • Keta nuk duhet te futen ne konvikte. Skane takat mos pranojn: 28/08/2021 06:47

    Erdhen edhe grupet e tjera ne parajsen shqiptare. Trajtim 5 yjesh per te ikurit nga talibanet. Po fytyrat e ketyre shume te kerkuarve sikur duhet te mbahen te fshehta, se keshtu zbulohet vendndodhja e tyre nga talibanet? Apo kjo nuk perben ndonje rendesi. Rendesi ka bota te shohe udheheqesit tane qe lotojne per fatkeqet e botes. Rama çon lodra per femijet e refugjateve. Po perpara se te merret me keto shfaqje, le te heqe femijet shqiotare nga semaforet, te cilet lypin per nje 200 leksh te vjeter.

    Përgjigju
    • Anila: 28/08/2021 10:42

      Ke te drejte 100%. Sa kohe te kemi politikane te korruptuar ne palce si Rama,Meta e Berisha Shqiperia nuk ka per te ngritur koke. Ketu njerezit hidhen me koke ne kazanet e plehrave dhe ky idioti qe kemi per km pretendon se po shpeton boten. Po nuk u ngritem ne protesta, me keq do behet.

  • Kjo i ka kalu kopetencat la nam: 28/08/2021 06:45

    Nuk merej vesh kush ishin zyrtaret qe prisnin afganet se e para dilte ambasadorja

    Përgjigju
  • Deti: 28/08/2021 05:36

    Po cne kjo ambasadorja qe i thote Mir se te vini me shqiperi. Kjo eshte thjeshte nje e punesuar aty apo ka mare rolin e presidenti apo te kryeministri .

    Përgjigju
    • Ops: 28/08/2021 07:43

      Eshte Republika e Soros dhe te gjithr kelyshet e tij

    • Bxl: 28/08/2021 06:21

      Deti kjo eshtë Presidente e Kryeministre ,, Edin me shok i ka zagaret e saj !! Ajo vendos aty dhe hajde kundershtoj po deshe !! Harrojeni traditen e shqiptarit dhe kulturen shqiptare tani !! Ju rroftë Edi peverrsi

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic