Prej disa muajsh prej tij nuk ka pasur asnjë lajm, por shumë gjëra kanë ndryshuar. Përmes vetëm disa rreshtave krah një postimi, reperi Buta ka ndarë me fansat përditësimet lidhur me jetën e tij.

Mungesa në muzikë ka ardhur si shkak i përqendrimit te shëndeti dhe shërimit nga varësia ndaj substancave. Në këngët e tij, Buta flet shpesh për drogën e hashashin, por prej janarit, ka hequr dorë prej tyre.

“Më falni që nuk kemi nxjerrë shumë muzikë këtë vit. Kam qenë i fokusuar te shëndeti. Kam dashur të kthjellohem këtë vit dhe ia kam arritur. Jam esëll që nga janari”, shkruan reperi.

Në një tjetër foto, ai ka bërë me dije se është ribashkuar me bashkëshorten, pas lajmeve për ndarjen e tyre.

 “U ribashkova me familjen”, shkruan ai në foton ku duket me të shoqen e vajzën.

Duket se me këtë fazë të re në jetën e Butës, çifti i ka dhënë një tjetër mundësi marrëdhënies.

2/2