Estela Ujka është një nga blogeret më të njohura, e cila përveç stilit unik që përcjell, është dhe një ndër vipat që nuk njeh komplekse. Jemi mësuar gjithmonë, që nëpër rrjetet sociale, të shohim femrat e showbizit që mundohen gjithmonë të arrijnë perfeksionin përsa i përket pamjes së jashtme, të kuruara në maksimum, të palestruara dhe kur hedhin foto mundohen gjithmonë të gjejnë pozicionin që e bën perfekt imazhin e tyre.
Estela Ujka është një nga personazhet që nuk e mendon këtë pjesë, e vlerëson veten dhe e do trupin e saj. Së fundmi ajo ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me bikini dhe nuk e ka problem edhe pse i duket barku me strija nga lindja, edhe pse gjoksi i saj nuk është në formën e duhur, ajo ka preferuar që ta hedhë në Instagram. Dhe po komentet janë shumë më pozitive se të një personazhi tjetër vip që ka realizuar një foto përfekte.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Estela Ujka poston foto me bikini
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)