Akullorja është ëmbëlsira më freskuese që shoqëron ditët tona të nxehta, por a keni menduar ndonjëherë se mund të kushtojë 817 dollarë?

Akullorja e “larë” në flori, serviret me një tas “Versace” dhe konsiderohet më e shtrenjtë në botë.

Ku mund ta gjeni këtë akullore? Në Dubai!

Një prezantim të shkurtër të saj ka bërë për ne, blogerja Shenaz Treasury e cila përmes rrjetit të saj social Instagram ka publikuar momentet nga përgatitja e akullores dhe përbërësve të saj.

 “Duke ngrenë ‘flori’! Vetëm në Dubai!” shkruan ajo në Instagram.

Akullorja e quajtur “ Black Diamond”, përmban ar të ngrënshëm 23 karat dhe ka shijen e vaniljes.

Pavarësisht se kjo akullorja serviret prej vitit 2015, u bë më e famshme dhe ka tërhequr vëmendjen në internet vetëm pasi blogerja e njohur e publikoi.

Po ju a do të donit të freskoheshit me një akullore kaq të veçantë?