'Intelektualët po largohen'/ Rama, Metës: Propagandë e shëmtuar, përdor shifrat e para 6 viteve! Shqiptarët më 25 prill e shqelmojnë ndërmarrjen private LSI

Kryeministri Rama i është përgjigjur deklaratës Presidentit Meta, i cili e konsideroi një rekord të zi largimin e shqiptarëve me aftësi të larta për punë dhe i intelektualëve nga Shqipëria.

Rama i kujton Metës se i është referuar një raporti të bërë për periudhën e para 5-6 viteve më parë dhe thotë se pikërisht kjo është arsyeja pse shqiptarët "më 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së"

"Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t'i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik! Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët më 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi", shkruan Kryeministri në Twitter.

Presidenti Meta, duke iu referuar një studime të OECD-së për emigracionin në periudhën para vitit 2016, ka shkruar se me largimin e “ajkës” së shoqërisë, po largohen edhe qytetarët që kanë një standard të mirë jetese por për të cilët niveli i shërbimeve publike është i papranueshëm dhe janë të pashpresë.

Madje Presidenti shkroi se referendumi i 25 prillit 2021 është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, jo vetëm për 4 vite, por për dekadat që vijnë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:01
Debati Rama-Meta, ndërhyn Basha: Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet e tij më të mëdha

Në mes të debatit mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, është futur edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ai e bëri Ramën përgjegjës kryesor për largimin e shqiptarëve nga vendit, duke thënë se ky është një nga dështimet kryesore të tij.

"Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit. Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë", shkruan Basha.

Ora 11:09
Meta: Rekord i zi! Intelektualët largohen nga vendi, referendumi i 25 prillit 2021 është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë

Presidenti i republikës së Shqipërisë Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se largimi i personave me aftësi të larta për punë dhe i intelektualëve nga Shqipëria, është një tjetër rekord i zi.

Ai në postim shkruan se me largimin e “ajkës” së shoqërisë, po largohen edhe qytetarët që kanë një standard të mirë jetese por për të cilët niveli i shërbimeve publike është i papranueshëm dhe janë të pashpresë.

“Referendumi i 25 prillit 2021 është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, jo vetëm për 4 vite, por për dekadat që vijnë”, shtoi Meta, duke thënë se ajo është një mundësi për të rikthyer standardet cilësore të shërbimeve, respektin dhe dinjitetin njerëzor, për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për të gjithë, me mundësi dhe shpresa të reja, veçanërisht për rininë.

Ora 09:06
Basha akuza Ramës: Premtove punësim, por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar edhe këtë të martë më premtimet elektorale. Kësaj here fokusin e ka vënë te punësimi, ku akuzon kryeministri Edi Rama se nuk ka mbajtur një nga premtimet kryesore.

 Basha hedh akuza duke thënë se në vend të punësimit, Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka detyruar shqiptarët që të largohen nga vendi.

Nisur nga kjo, Basha premton se do të kthejë shpresën dhe se do të bëjnë ndryshimin në Shqipëri.

"Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë", shkruan Basha.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 06/01/2021 09:52

    "Patriotizmi primitiv "nuk ka lidhje me kerkesen mbareshqiptare per hapjen e shqiperise me boten,me europen qe enderronin" te paret tane",me amerikan "miken e kahereshme "te shqiperise dhe shqiptareve.diktatori na mbylli,por trima shqiptare qe do te mbeten legjende,si sali Berisha me shoket e pardesyve te bardha ,e shemben.shqiperia u hap.Dhe tani europa eshte prane nesh ,si ne 1913.ajo edhe sot kerkon kufijte e shqiperise te riparte.te veje haka tek i zoti.populli drejt europes dhe amerikes,europa(greqia)drejt veriut,serbia pak me ne jug."vetvendosja e popujve"?pse ,te medhejte dhe te fuqishmit,nuk jane popuj?tani vendosin ata per shqiperine ,nen mbeshtetjen e patrioteve te shquar sali karaxhic,ilir meta,lulush hollandezi.

    Përgjigju
  • Endri: 05/01/2021 17:57

    IM ne burg e ke vendin dhe shpresojme qe partia jote shpk te te ndjeke nga mbrapa

    Përgjigju
  • O Lulush!: 05/01/2021 17:54

    Bibilush vlen sa per nje koqe rrush.

    Përgjigju
  • O tej: 05/01/2021 17:53

    Ilirmuti hajduti

    Përgjigju
  • O tej: 05/01/2021 17:52

    LSI lesh e dhi me te e dhjesim e nuk mjafton....

    Përgjigju
  • Alb: 05/01/2021 15:25

    Kete kan deshte edhe sllavete edhe grekete per me i shpergul shqiptare prej trojeve tyre, por per fate te keq ke po e perfundon politika shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën