Largimet nga administrata, PD
kërkon mision monitorimi nga BE

Largimet nga administrata, PD<br />kërkon mision monitorimi nga BE
Partia Demokratike ka reaguar për  largimet masive nga administrate. Sipas deputetit të PD-së Oerd Bylykbashi Ministrja e Mbrojtjes ka paralajmëruar spastrimin e ri në administratë, i planifikuar nga dyshja Rama-Meta, pas marrjes së statusit të vendit kandidat.
 
“70 nëpunës civilë janë thirrur sot në Ministrinë e Mrojtjes ku u është kërkuar të japin dorëheqjen, ose të kalojnë në listë pritje. Fushata e re e spastrimit në administratë ishte denoncuar nga Partia Demokratike e cila ka shprehur publikisht dyshimet e saj dhe këtë ua ka bërë të ditur edhe ndërkombëtarëve. Ne i kërkojmë sot qeverisë dhe dyshes Rama-Meta, të heqin dorë menjëherë nga ky plan i turpshëm i spastrimit të ri në administratë. Skenari i krijimit të vendeve për militantët e partisë dhe i largimit të profesionistëve të fundit që kanë mbetur, është i frikshëm për një vend që ka marrë statusin e kandidatit, dhe ky skenar do të përballet me protestën më të fortë qytetare” ka thënë deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi.
 
Partia Demokratike  do t’i kërkojë Bashkimit Europian të dërgojë menjëherë një mision monitorimi për të parë nga afër krimin e qeverisë me administratën, me asetin më të cmuar publik në rrugën e integrimit europian.
 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë