TIRANË - Partia Demokratike, dënon largimet nga administrata shtetërore dhe bën apel që rastet t’i denoncojnë në portalin Përpara.al në një seksion të veçantë.
Me anë të zëdhënëses, Laura Vorpsi, PD ka deklaruar se, “revanshi politik i mazhorancës së re, presioni dhe largimi i nëpunësve të shtetit me metodën e vjetër të luftës së klasave, po mbizotëron në çdo zyrë të administratës shtetërore”.
Sipas Partisë Demokratike, e gjithë administrata është nën presion, ankth dhe pasiguri për vendin e punës dhe vazhdimin e karrierës, në respekt të meritës.
“Nga sot, Partia Demokratike ka hapur në faqen e saj zyrtare një portal të ri, “Denonco presionin dhe largimin nga administrata”, që do të jetë i aksesuseshëm 24 orë në ditë.
Në këtë portal çdo nëpunës, do të marrë këshillim falas për të gjitha të drejtat e nëpunësve, do të mund të denoncojë çdo rast të presionit politik për t’u dorëhequr nga detyra dhe çdo akt për largimin e padrejtë nga administrata”, tha gjatë deklaratës në selinë e PD-së, zëdhënësja Laura Vorpsi.
Në deklaratën e saj, Vorpsi tha se, PD i bën thirrje Edi Ramës, të ndalë presionin mbi administratën, dhe revanshin për spastrimin e saj.
“Partia Demokratike fton çdo nëpunës që të denoncojë rastet e presionit apo largimit dhe i garanton ata se do ndërmarrë të gjitha masat për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që përdorin pushtetin për të dhunuar të drejtat e nëpunësve, ushtrojnë presion e ndikim të paligjshëm ndaj tyre dhe abuzojnë me pushtetin për të larguar nga puna stafet profesioniste duke i zëvendësuar me listat e militantëve politikë”, përfundoi deklaratën zëdhënësja Laura Vorpsi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com