Largimi i Haxhinastos, reagon Basha:
Shqiptarët presin largimin e Ramës

Largimi i Haxhinastos, reagon Basha:<br />Shqiptarët presin largimin e Ramës
Për kreun e opozitës Lulzim Basha largimi i Haxhinastos nga Transportet nuk kthen shpresën e shqiptarëve  tek kjo qeveri.
 
Në një dalje për mediat kreu i PD tha se  qeveria Rama në fakt ka humbur  cdo legjitimitet   përballë qytetarëve me dështimet e saj.
 
Sipas tij shpresa tek shqiptarët  do të lindë me largimin e Ramës  nga qeveria.
 
“Nuk ka shpresë nga ky ndryshim në qeveri apo nga ndryshime të tjera sepse të gjithë e dinë se përkeqësimi i thellë i jetës së shqiptarëve me taksa të rritura, me rënien e fuqisë blerëse, me shpunësimin dhe varfërimin masiv si rezultat i politikave të qeverisë “Rama” nuk ka asnjë shans të ndryshojë tashmë që qeveria është në ditët e saj të fundit.
 
Ndryshimi i vërtetë që do të ngjallte shpresë dhe gëzim tek shumica e shqiptarëve, jo vetëm tek opozita, do të ishte largimi i Edi Ramës
’ tha ai.
 
Por kreu i PD  është i bindur se  kjo qeveri i ka ditët e  numëruara pasi sikur tha ai rilindja është  projekt  i dorëzimit  të Shqipërisë për krimin.
 
Qeveria ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik. Se varka e shpuar e qeverisë nuk është më në gjendje të përballojë as detyrat më akute të qeverisjes që janë rendi dhe siguria, në radhë të parë, lufta kundër krimit, shteti ligjor dhe respektimi i të drejtave elementare të qytetarëve.
 
Por është kthyer në armiken kryesore të shqiptarëve, me papunësinë e shtuar, me varfërinë e thelluar, me krimin e veshur me pushtet.
 
Ndaj shqiptarët po bashkohen nga dita në ditë në një koalicion të madh që i tejkalon vijat dhe profilet politike, për të realizuar ndryshimin e vërtet që funksionon për ta, jo për partitë politike, as për koalicionet. Dhe ky ndryshim i vërtetë fillon me largimin e Edi Ramës
” përfundoi kreu i PD deklaratën e tij për ndryshimin në qeverinë Rama.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?