Largimi i investitorit, Basha: I bëj
apel kompanisë të mos largohet

Largimi i investitorit, Basha: I bëj<br />apel kompanisë të mos largohet
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me largimin e kompanisë e cila përfaqësohej në Shqipëri nga Faad Mitri i cili i dhunua disa ditë më parë.

Ai i ka bërë thirrje kompanisë që të rishohë vendimin e largimit, ndërkohë që nuk ka kursyer akuzat për kryeministrin, ku ka shtuar se ai është rreshtuar me krimin.

Në një deklaratë të bërë për mediat, kryedemorkati shtoi se, qeveria nuk po mbron investitorët por anëtarët e organizatave kriminale.

Përveç kësaj, ai theksoi se largimi i kompanisë është një lajm i keq jo vetëm për ekonominë e vendit por edhe për klimën e biznesit pasi në Shqipëri faktet tregojnë se mbizotëron krimi.

Ja deklarata e plotë e liderit të PD-së Lulzim Basha
Rama u rreshtua me krimin që dhunoi investitorin. Heshti edhe sot pas këtij lajmi të kobshëm për largimin e kompanisë. Hesht Edi Rama sepse kështu i duhet Shqipëria, e varfër, e papunë, pa investime pasi kështu e ka më të lehtë ta qeverisë me banda. Në Shqipëri për gjithçka vendos krimi. Largimi i kompanisë është lajm i keq për Shqipërinë të mbuluar nga droga e të sunduar nga bandat. Lajm i keq për mijëra familje që shpresonin të gjenin vende pune. Lajm i keq për klimën e investimeve të huaja që po bien nga viti na vit. Lajm i mirë për krimin, banditë, trafikantët që ia dolën që të largojnë një investitor, mundësi të ndershme zhvillimi e punësimi. Krimi, trafikantët e banditët ia dolën ta mbajnë plaçkë të tyre zhvillimin, plaçkë të kartelit të drogës. Alternativa e Ramës është hashashi. Shqipëria me drogë e nën sundimin e kartelit të tij janë e vetmja mundësi që ai të qëndrojë në pushtet. PD i bën thirrje kompanisë që të rishikojë vendimin e saj. Shqipëria ka nevojë për investime, për punë. Ne e dimë që investitorët kanë nevojë për garanci e siguri nga qeveria, Rama ka dëshmuar se ai jep siguri, garanci vetëm për krimin, bandat e trafikantët dhe jo për investitorët vendas e të huaj. Kjo është një arsye më shumë se përse ai duhet ndalur. Shqipëria nuk mund, nuk duhet e nuk do të jetë peng i Edi Ramës e kartelit të tij kriminal” tha ai.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD