Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falenderuar kancelaren gjermane, Angela Merkel e cila u largua nga drejtimi i CDU pas 18 vitesh, ndër të cilat 13 vite e në vazhdim mban postin e Kancelares së Gjermanisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se shqiptarët i janë mirënjohës zonjës Merkel, si kancelarja që inicijoi në vitin 2014 Procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas Ballës, Agela Merkel mbështet fuqimisht aspiratën e Shqipërisë për integrim Europian.
DANKE ANGELA MERKEL
Angela Merkel largohet nga drejtimi i CDU pas 18 vitesh, ndër të cilat 13 vite e në vazhdim Kancelare e Gjermanisë. Prej sot drejtimin e CDU e mori Annegret Kramp-Karrenbauer. Ne shqiptarët i jemi mirënjohës zonjës Merkel si kancelarja që inicijoi në vitin 2014 Procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që mbështet fuqimisht aspiratën tonë për integrim Europian.Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS