Menjëherë pas lajmit se kanë dhënë dorëheqjen mjekët e Urgjencës në QSUT ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike. Ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputet i PD, Tritan Shehu, e ka cilësuar këtë një ngjarje të rëndë për të gjithë sistemin tonë shëndetësorë.

Deputeti deklaron se shkak për këto dorëheqje masive janë problemet e mëdha në shëndetësi, teksa shton se nuk funksionojnë mekanizmat kryesorë të sistemit qendror dhe periferik. Ligjvënësi i djathtë ka renditur disa nga problemet kryesore, që kanë çuar në dorëheqjen e mjekëve, siç janë sipas tij, mungesat e mëdha në teknologji e materiale konsumi apo rrogat minimale përballë një shërbimi kaq të vështirë. 

"MJEKE E PERSONEL I URGJENCES SE QSUT JAPIN DOREHEGJEN. Nje ngjarje e rende jo vetem per ate qender universitare kjo, por per te gjithe sistemin tone shendetesor. Fakti qe kolege ndermarin nje hap te tille vetem se konfirmon problemet e medha te shendetesise sone.

Pa asnje dyshim nuk funksionojne mekanizmat kryesore te sistemit, qendrore apo periferike keto, duke vene ne veshtiresi personelin apo duke shkarkuar te gjithe peshen mbi QSUT. Per te mos folur ketu per mungesat e medha ne teknologji e materiale konsumi, per rrogat minimale perballe nje sherbimi kaq te veshtire, sic eshte ai mjekesor ne pergjithesi e i urgjences ne vecanti. Nga ana tjeter drejtuesit shteterore kerkojne te shkarkojne te gjithe pergjegjesine e presionin publik padrejtesisht mbi personelin shendetesor, qe vecse kerkon te beje me te miren e mundeshme.

TE TILLA SITUATA E PROBLEME JANE NE THEMEL TE EKSODIT MASIV TE MJEKEVE, TE KERKESAVE E PROTESTAVE TE TYRE TE DREJTA, TE CILESISE SE SHERBIMIT TE OFRUAR, SHUME LARG PARAMETRAVE EUROPIANE KY", shkruan Shehu në 'FB'.

d.c./shqiptarja.com