Largimi i një ministri? Meta: Kadeli
u nxitua, deklaratë personale

Largimi i një ministri? Meta: Kadeli<br />u nxitua, deklaratë personale

TIRANE- Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka përgënjshtruar zërat se partia e tij kërkon shkarkimin e njërit prej Ministrave të kabinetit qeveritar.

Në një deklaratë për mediat pas takimit me ish-Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç, Meta e cilësoi deklaratën e deputetit Gjovalin Kadeli të nxituar dhe një  qëndrim personal. Kreu i LSI-së  deklaroi se marrëdhëniet me  PS-në janë tepër solide dhe marrëdhënie që do i shërbejnë përmirësimit të mëtejshëm të qeverisjes së vendit.

“Përgjegjësinë kryesore për qeverinë e qeverisjen në radhë të parë e ka Kryeministri. Është detyrë e mazhorancës të japë mbështetje maksimale në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe absolutisht që LSI ka qenë dhe është në mbështetje të plotë të ushtrimit të gjithë përgjegjësive nga Kryeministri, duke evituar çdo vlerësim personal të cilitdo deputet ndaj kujtdo, qoftë dhe një Ministri. Ky është qëndrim shumë i qartë i LSI-së. Çdo deklaratë e nxituar dhe personale mendoj se nuk ndihmon cilindo që nxitohet” tha Kreu i LSI-së, Ilir Meta. Ai theksoi gjithashtu se gjithmonë ka vend për përmirësime.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin