Kthimi i pushuesve kosovarë në shtetin e tyre pas pushimeve në bregdetin shqiptar është shoqëruar me radhe të gjata në pikën kufitare të Morinit në Kukës.
I gjithë segmenti rrugor i Rrugës së Kombit nga Kalimashi deri tek Ura e Drinit te Zi që lidh autostradën me Doganën e Morinit ka qenë i ngarkuar, teksa radha e automjeteve ka shkuar deri në 1 kilometër.
Shkak i radhës është bërë edhe dëmtimi i urës së Drinit të Zi në hyrje të qytetit, ndërsa pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit “A1 Report” japin një tablo të qartë të problemit.
Në fakt gjatë gjithë sezonit turistik sidomos në muajin gusht Rruga e Kombit ka patur një trafik të rënduar sidomos në fundjavë ku fluksi ka qenë edhe me i madh. Fundjava e fundit e muajit gusht si nw doganën e Morinit, ashtu edhe në segmentin Morin-Kukës-Kalimash, ka qenë më i madhi i shënuar ndonjëherë në dy vitet e fundit gjatë sezonit turistik.
/Shqiptarja.com