Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit ka krijuar radhë të gjata automjetesh nga zona e Ranës së Hedhur e përgjatë superstradës me drejtim të Milotit. Për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes janë vendosur efektivë të policisë rrugore në disa pika kryesore.
Kjo situatë është kthyer në refren të vazhdueshëm çdo fundjavë në rrugët e qarkut Lezhë, por jo vetëm. Fluks automjetesh ka pasur edhe në aksin nga Shkëmbi i Kavajës deri në Maminas për shkak të pushuesve që kthehen në Tiranë. Në Mimanas kryqëzohen makinat që kthehen nga Gjiri i Lalësit. Por fatmirësisht nuk ka pasur bllokim të trafikut.
Vetëm pak ditë më parë policia e shtetit tregoi edhe masat që kanë marrë uniformat blu për sigurinë gjatë sezonit turistik 2021.
Në një deklaratë për mediat, Albert Dervishaj deklaroi se janë planifikuar një sërë masash për kushtet e sigurisë për pushimet për sezonin veror duke nisur nga pika e qarkullimit rrugor, zbatimin e orarit të ndalimit të muzikës.
Kthimi i pushuesve të fundjavës drejt kryeqytetit ka krijuar fluks në qarkullimin e mjeteve nga Shkëmbi i Kavajës deri në Maminas. Në këtë aks kryqëzohen edhe makinat që kthehen tek Gjiri i Lalëzit.
Por raportohet se nuk ka bllokime në lëvizjen e mjeteve. Automjetet lëvizin me shpejtësi 50-60 km në orë, që për policët e qarkullimit rrugor është një shpejtësi e kënaqshme.