Largimi i të rinjve drejt BE, Majlinda Bregu: Po nisim koalicionin rajonal mbi punësimin dhe aftësitë për t’i mbajtur në rajon

Largimi i të rinjve drejt BE, Majlinda Bregu: Po nisim koalicionin rajonal mbi punësimin dhe aftësitë për t’i mbajtur në rajon

Largimi i të rinjve drejt vendeve të BE nuk është një problem vetëm shqiptar, por rajonal dhe për zgjidhjen e kësaj po mendohet nisja e një koalicioni rajonal mbi punësimin dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve në rajon. Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), tha se korrupsioni, niveli i ulët i jetesës dhe papunësia janë arsyet pse të rinjtë po largohen drejt një jete më të mirë. Për Bregun, gjatë një konference në Shkup, tha se shpresat për mbajtjen e të rinjve në vend janë shfrytëzimi i potenciale të integrimit dhe bashkëpunimi ekonomik rajonal, në mënyrë që të krijohet treg pune për të rinjtë në të gjithë rajonin.

“Ende ka interes të lartë të të rinjve për të qëndruar në rajon. Dhe ky është avantazhi ynë. Ata janë pasuria jonë më e madhe. Ato janë motori që nxit bashkëpunimin rajonal dhe pranimin në BE sepse i shohin mundësitë dhe nuk mbajnë bagazhin historik të konfliktit nga brezat e mëparshëm. Papunësia, korrupsioni janë disa nga sfidat kryesore me të cilat po luftojmë, gjithashtu dhe sfidat ekonomike janë të vazhdueshme, ky është një fakt i ditur, por pyetja e vërtetë është se si mund të shfrytëzojmë potencialin e integrimit dhe bashkëpunimit ekonomik rajonal? Tregu i Përbashkët Rajonal është një nga mundësitë. Nuk do mend se 6 është më e madhe se 3, por është e domosdoshme që gjashtë të kenë sukses në zbatimin e CRM dhe të mos bllokojnë njëri -tjetrin. Papunësia e të rinjve ishte 35.1% në Ballkanin Perëndimor në vitin 2020 krahasuar me 16.8% në BE. Vetëm duke e njohur këtë si një problem të madh, ne mund të fillojmë të gjejmë mënyra për ta zgjidhur atë. Skema e Garancisë së të Rinjve mund të ndihmojë në këtë drejtim dhe unë përgëzoj Maqedoninë e Veriut që është pioniere në zbatimin e saj ”, tha Bregu

Majlinda Bregu bëri thirrje për mbështetje në nisjen e Koalicionit rajonal mbi punësimin dhe aftësitë, i cili do të sigurojë që kompanitë të zhvillojnë dhe mbajnë grupin e talenteve në Ballkanin Perëndimor.

 “Ky është një nga shembujt konkret për të bërë një përparim në lëvizshmërinë rajonale. Ky është një mjet i cili do të mbajë të rinjtë tanë në rajon,” shtoi Bregu.

Përmes Projektit Rinor të Ballkanit Perëndimor të financuar nga BE, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal po ndërmerr hapat dhe veprimet e nevojshme për të përfshirë më shumë të rinjtë në procesin e vendimmarrjes në Ballkan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eks: 07/09/2021 11:34

    nuk ka shance te ndaloni rinin sepse ne shqiperi mbreteron ligji i kernacis, pastaj mungon edhe Zoti ne shpirt , po hajt lum kush sistemohet jasht , punedhensit e huaj kane qen dhe jan me human, shendet

    Përgjigju
  • Vlora: 07/09/2021 11:22

    Nje nga menyrat tuaja eshte bllokimi i termineve hhahahaha, menyra te tjera skeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion