Pas ditëve të nxehta me temperatura përvëluese, rajoni i Dibrës është përfshirë këtë të diel nga shiu dhe breshëri. Këto janë pamjet që sjell Report Tv nga aksi rrugor Peshkopi-Bulqizë, ku shihet se rebeshi ka shkaktuar vështirë në lëvizje dhe aksidente rrugore por pa pasoja në njerëz.
Këtë javë që vjen vendi ynë pritet që të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e tërheqjes së masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depërtimit të masave ajrore të freskëta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës (pra kalim Fronti).
Sipas, Shërbimi Metereologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herë pas herëshme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrengatave afatshkurta shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në mesjavë pritet një kthesë e motit ku me kalimin e zonës me presion atmosferik të ulët vendin e saj e zë zona me presion atmosferik të lartë me origjinë nga Anticikloni Afrikan. Përveç stabilitetit atmosferik dhe orëve të plota me diell, presim edhe një rritje graduale të temperaturave.
Era pritet të jetë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male kryesisht ditën e hënë në mesditë era fiton shpejtësi 12-16m/sek duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-3 ballë.
S.B/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshje bore në Rrugën e Kombit, lëvizni me kujdes! Trashësia 5 cm në Tunelin e Kalimashit! Mungesë energjie në fshatrat e Kukësit dhe Korçës
23 Nëntor, 11:28
-
Ikin rrebeshet, fundjava sjell ulje temperaturash! Në zonat malore reshje bore
23 Nëntor, 07:24
-
Rrebeshe e shtrëngata në gjithë vendin, Gjoni për Report Tv: Nga mesdita e së shtunës ikin reshjet, por ulen temperaturat
22 Nëntor, 12:57
-
Moti i keq/ Rrebeshet dëmtojnë çatinë e spitalit në Pukë, jashtë funksionit 2 pavijone! Pacientët evakuohen gjatë natës (VIDEO)
21 Nëntor, 07:59
-
Reshje të dendura shiu, përmbytet jugu i Portugalisë, uji 'pushton' rrugët dhe shtëpitë! Shkaktohen dëme materiale (VIDEO)
15 Nëntor, 10:18
-
Ju flihet më shumë gjumë kur bie shi? Ja çfarë tregon studimi
14 Nëntor, 15:56
-
‘Reshje shiu në të gjithë vendin dhe temperatura deri në 15 gradë’ Anira Gjoni për Report Tv: Qarqet më të rrezikuara Gjirokastra dhe Vlora
14 Nëntor, 13:15
-
Parashikimi i motit për javën/ Ulen ndjeshëm temperaturat! E marta dita më e ftohtë! Të mërkurën fillojnë shirat
11 Nëntor, 07:39
-
Spanjë/ 158 të vdekur nga përmbytjet, Valencia zona më e prekur! Autostradat dhe rrugët nën ujë (VIDEO)
1 Nëntor, 08:02
-
Shkodër/ Rrugët e mbushura me ujë nga reshjet, pas disa orësh rikthehet normaliteti! Parashikimi për 3 ditët e ardhshme, Beci: Edhe nesër shi
9 Tetor, 12:32
-
Reshjet e shiut përmbytin rrugët në Lushnje, qarkullim i rënduar në disa akse
4 Tetor, 17:29
-
Reshjet e dendura të shiut, policia apel shoferëve: Në disa akse ka prezencë të lartë uji, rrisni vigjilencën
4 Tetor, 15:55