Të paktën katër fshatra të njësisë administrative Trebinjë, në Pogradec, kanë mbetur pa energji elektrike pas reshjeve të shiut dhe erës së fortë gjatë natës. Ndërprerja ka prekur Çezmën e Madhe, Çezmën e Vogël, Hondishtin dhe Llëngën.

Probleme me furnizimin ka edhe në njësinë administrative Velçan, ku era e fortë ka dëmtuar përcjellësit e rrjetit elektrik. Mes fshatrave pa energji janë Bishnica, Jolla, Velçani, Buzaishta dhe Shpella.

Ndërkohë OSHEE bën me dije se disa ekipe ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e dëmtimeve dhe rikthimin e furnizimit me energji.

Zona mbeti pa energji edhe rreth një javë më parë për më tepër se 48 orë, për shkak të kushteve të motit.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Era e fortë rrëzon pemët në Shkodër, dëmtohet shkolla 9-vjeçare në Iballë dhe disa banesa! Ndërpritet energjia elektrike në disa zona e në Lezhë