BERAT- Koordinatori i PD-së në komunën Lapardha në Berat, Behar Kanaçi është larguar sot nga radhët e Partisë Demokratike.
Arsyet e largimit ka treguar Kanaçi, janë mungesa e transparencës në PD dhe përjashtimet e shumta dhe pa asnjë arsye që janë bërë në grupseksionet e kësaj partie në komuna.
Si koordinator i PD-së në komunën Lapardha deri ditën e sotme, Kanaçi shprehet se problemet filluan gjatë përgatitjes së listave për krijimin e grupseksioneve ku u vërejtën mjaft parregullsi në lista.
Ndërkohë ai ka konfirmuar tashmë se prej ditës së sotme ai do të jetë pjesë e Lëvizjes Socoialiste për Integrim.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com