Edhe pak ditë dhe do të startojë sezoni i ri televiziv. Ndryshime të shumta kanë ndodhur me fytyrat e ekraneve por mesa duket ende nuk janë vendosur përfundimisht. Moderatorja e famshme mesa duket e ka përfunduar rrugëtimin e saj në Tv Klan.
Sipas burimeve të GazetaExpress, Nevina Shtylla është parë në ambientet e Top Channel ç’ka nënkupton se do të vijë me një tjetër program në këtë televizion.
Vetë moderatorja nuk ka konfirmuar ende asgjë. Së fundmi ajo prezantoi emisionin “Jo vetëm modë” dhe ishte në çdo qytet të vendit duke prezantuar festivalin e muzikës ‘Maratona e Këngës’ po ashtu në Klan. Dyshimet për këtë largim nga vetë fakti se ajo nuk u shfaq në sportin e filimit të sezonit televiziv në Klan.