Iku vera, erdhi vjeshta, meteorologia për Report TV: Java e ardhshme me rrebeshe shiu dhe shtrëngata në të gjithë vendin

Java e parë e shtatorit ka qenë nën ndikimin e temperaturave të ngrohta, por javën që presim do të kemi temperatura më të freskëta dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin.

Specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Anira Gjoni në një intervistë për Report Tv tha gjatë ditës se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të kemi reshje të dobëta shiu.

“I kemi lënë pas ditët e nxheta të gushtit. Java e parë e shtatorit ishte e ngrohtë, por kjo javë e dytë dhe e tretë do jenë më të freskëta dhe do të ketë reshje shiu. Të shtunën presim që temperaturat të ulen me 2-3 gradë nga ditët që lëmë pas. E hëna dhe e marta do të shënojnë edhe temperatura më të freskëta, pasi e shtuna dhe e diela do të qëndrojnë në nivele. Në zonat bregdetare do të shkojnë maksomalet në 30 gradë, minimalet 19-20. Në zonat e ulëta maksimalet do të shkojnë në 33 gradë, minimalet 18 dhe në zonat malore shkojnë 31 dhe minimalet 14. Reshjet priten të jenë të dobëta ditën e sotme dhe të nesërme.

Kurse të hënën presim reshje shiu me intensitet të lartë thuajse në të gjitha qarqet e vendeve. Temperaturat do të zbresin, maksimalet në bregdet do të shkojnë në 27 gradë, në zonat e ulëta shkojnë në 26 gradë, në zonat malore 23 gradë”, tha ajo.

Teksa u pyet nga gazetari Nertil Agalliu se cili vend do të ketë më reshje më të dendura Gjoni veçoi 5 qytete.

“Shkodra, Lezha, Vlora, Gjirokastra dhe Fieri janë qytetet ku përqëndrimi i reshjeve do të jetë më i madh. Do jetë një shtator me kthjellime dhe vranësira dhe reshje të herëpashershme. Këto dy javë do të shatorit do të jenë më të freskëta", përfundoi ajo.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shiste lëndë narkotike në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet 35 vjeçari! Sekuestrohen 100 doza kokainë

Shiste lëndë narkotike në lokalet e natës në Dhërmi, arrestohet 35 vjeçari! Sekuestrohen 100 doza kokainë