Ditën e enjte vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Era me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Ndërkohë valëzimi në det pritet të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperaturat më të larta pritet të regjistrohen në Shkodër e Gjirokastër me 38 gradë celcius.