Largohu Lul, të paktën bëj një të mirë asaj partie

Largohu Lul, të paktën bëj një të mirë asaj partie

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Partia Demokratike i ka humbur thellë edhe këto zgjedhje. Lulzim Basha dhe shpura e tij mbrojtëse, nuk mundën të ribashkonin demokratët, nuk mundën të ndezin në bazën e asaj partie frymën e mobilizimit dhe urrejtjes ndaj qeverisë Rama. Për pasojë, (dhe makinacioneve tradicionale të çdo fushate në atë parti) ajo mundi të sigurojë vetëm 59 mandate. Edhe ato të diskutueshme po të kemi parasysh, numrin e konsiderueshëm të fletëve të pavlefshme që u gjendën në kutitë e votimit. Lulzim Basha ka deklaruar (ashtu si rivali i tij Meta) se do të largohej nga posti i kryetarit, në rast se humbiste zgjedhjet. 

Fjalët e tepëra, janë “fukarallëk” thotë populli. Edhe zvarritja që Salianji apo Mark Marku mundohet ti bëjnë procesit të dorëheqjes së kryetarit, mbetet një telendisje e madhe postzgjedhore, se sa një avokati e duhur në momentin e (pa)duhur. Largohu Lul, ik nga kryetar partie, (siç bëri Sali Berisha) sepse do ta ndjesh vehten jo vetëm burrë, por edhe më të fortë, më të respektuar, dhe më të vlerësuar. Nesër do të jetë shumë vonë, sepse do të ikësh me vendim strukturash. Në të kundërtën, gjithë ç’ka thuhet për ty, për 4 vilat, lidhjet me oligarkinë e korruptuar, dhe lidhjet e tjera janë një realitet i padiskutueshëm. Nuk mund të vazhdosh më Lul, të mbyllësh me lloz portën e SHQUP-it për zërat ndryshe. Nuk mund ti mbyllësh derën e partisë atyre që u premtove “hapjen e saj”, nuk mund të denigrosh zërat e shumtë kundër të bazës, kur në fushatë u premtove se “do të jem zëri juaj në çdo moment”.

Largohu Lul, dhe bëj një “nder” të fundit asaj partie, që e rrënove nga themelet, e diskreditove, e përdhose, e privatizove, e baltose, dhe përdore për të mbushur xhepat dhe listën e pasurive të shumta që vure sa ishe në opozitë. Larguhu Lul, dhe dëgjoje zërin e burrave të partisë, dhe mos dëgjo zërin e holluar të atyre që fute në listë, dhe që nesër do të jenë të parët që do të kthejnë kurrizin. Partia Demokratike, ndodhet sot në buzë greminës. Opozita e djeshme dhe ajo e sotme ndodhet në duart e një njeriu që komandohet si kukull me telekomandë nga Sali Berisha, që nuk është në gjendje ta shpjerë drejt pushtetit. Nuk mund të qëndrosh më asnjë ditë kryetar partie Lul. Kuptoje dhe zgjohu nga gjumi. Je humbës, duhet të ikësh. Je ballkanas, por duhet të reagosh si hollandez. Bëhu “burrë”, dil nga vetja, dhe shiko përtej oborrit dhe vilave të fituara Lul. Politika nuk është pazar skuthash dhe skutash, por sfera ku farkëtohen idetë, programet, ku lindin alternativat dhe shanset për të fituar dhe humbur me dinjitet.

Duhej të kishe ikur Lul, qysh para 4 vitesh. Ke humbur 4 palë zgjedhje, nuk mund të hiqesh “viktimë e bandave të qeverisë”, kur gjithë dynjaja e konstatoi me zë dhe figurë, se zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ishin më të lirat dhe demokratiket që kemi patur. Orteku i zërave kundër në Partinë Demokratike sapo ka nisur, dhe në ditët në vazhdim ai do të bëhet gjigand. Nuk mund të ndeshesh me zemëratën e anëtarësisë Lul. Nuk mund të bëhesh më stalinist se Sali Berisha. Të paktën ndiq “gjurmën” e tij. Vepro si ai në 2013, dhe do ta ndjesh se ke rilindur……Nga 26 Prilli, askush nuk do të të bindet më Lul, dhe kjo nuk është e lehtë për ty. Dëgjo mikun që të do të mirën, dhe jo dallkaukët që mezi presin të ulen në Parlament për të nisur pazaret e lëna përgjysëm.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja