'Largoni njerëzit negativë nga ju'/ Ja dhjetë leksionet më të rëndësishme në jetë sipas një 50-vjeçari

'Largoni njerëzit negativë nga ju'/ Ja dhjetë leksionet më të rëndësishme në jetë sipas një 50-vjeçari

Bob Curley, një 50-vjecar amerikan ndan 10 leksionet që ka nxjerrë nga jeta e tij, duke i cilësuar ato si më të rëndësishmet për harmoni e paqe në rrugëtimin e jetës.

1.Nuk je akoma i moshuar

Në moshën 40-vjecare isha i shëndetshëm dhe aktiv, por gjërat detyrimisht ndryshojnë pas dhjetë vitesh. Por nëqoftëse vazhdon të jesh aktiv, të merresh me sport dhe të hash shëndetshëm, je i aftë të bësh cdo gjë që bëhet në të 30-tat. E di që vitet mbi kurriz janë dicka e pashmangshme, por duhet të kini parasysh që mosha juaj aktuale varet shumë edhe nga ajo sesi ju veproni apo ndiheni. 

2.Nuk është e nevojshme të lësh praktikimin e sportit

Jam 50 vjec e vazhdoj të luaj edhe pse pyetjen ''a nuk je pak plak per kete ''ma kanë drejtuar qëkur isha 30 vjec.Nuk është se i kam kushtuar shumë rëndësi, për të qenë i sinqertë. Por tani që e mendoj, më e mira e mundshme do të ishte shmangia totale e këtyre komenteve të panevojshme.

3 Disa persona të moshës tënde fillojnë të vdesin

Statistikat thonë se shanset për të vdekur janë më të mëdha pas të 40-ave. Është e vërtetë që thjesht ideja e të qenurit i vdekur të tremb, por e mira është të merret si një shkak më tepër për të hapur sytë dhe jetuar.

4.Te kesh fëmijët jashtë shtëpisë mund të jetë bekim ose mallkim

Dërgimi i fëmijëve në kolegj mund të jetë traumatik, por merreni edhe si nje mundësi për t'u rilidhur me kohën kur nuk ishit një baba apo një nënë me kohë të plotë. Mund të konceptohet fare mirë si një mundësi e shkëlqyer për të ndezur flakën e dashurisë midis jush dhe partnerit tuaj. 

5 Nuk mund të harbohesh më si dikur

Është një shprehje popullore që të konsumosh pije alkoolike në masën e duhur i bën mirë organizimit. Kur je në të 20-tat e tua tenton të harbohesh nëpër festa, por kur ke 20 vite më shumë në kurriz mundohesh t'i shmangësh. Nëse do të pini në këtë moshë, me shumë mundësi ju do të deheni shumë më shpejt. Mëlcia juaj bëhet më pak efikase në përballjen e alkoolit dhe trupi ruan më pak ujë, duke ju bërë më të ekspozuar ndaj dehidratimit.

6.Sa më e vogël dhe e thjeshtë të jetë shtëpia, aq më mirë është për ju

Një nga ndryshimet më të mëdha që kam bërë, teksa po mbushja 40 vjeç, ka qenë zhvendosja për të jetuar nga një shtëpi e madhe me pishinë në një shtëpi të vogël të pozicionuar afër një liqeni. Kjo e fundit, sido që të jetë, ka mjaftueshëm hapësirë dhe është më e lehtë për të ruajtur standartin e pastërtisë dhe të organizimit. Thjeshtëzimi ka patur një efekt kaq rigjenerues për mua, sa që do të më pëlqente të kisha mbajtur shtëpinë që kam jetuar në rininë time sesa të kisha rendur pas ëndrrës tipike të të pasurit një shtëpi të madhe.

7.Nuk është e nevojshme për të vuajtur ndaj opinioneve të njerëzve të parëndësishëm

Një ndër gjërat më të rëndësishme që kam kuptuar në të 40-tat e mia ka qenë fakti se në të vërtetë në jetë të ndodh të kesh një numër shumë të pakët të personave që të duan dhe kujdesen për ty realisht. Këto persona janë  thjesht të pazëvendësueshëm. Nga ana tjetër, personat negativë nuk janë thjesht lehtësisht të zëvendësueshëm: ata duhet të përjashtohen nga jeta jote sa më parë, qoftë në spektrin profesional apo atë personal. Nëse plakja ka të bëjë me të të mësuarit e të bërit gjëra me sa më pak energji, nuk është në të vërtetë e domosdoshme që të rrethohesh nga njerëz që janë thithës energjie.

8.Bëj diçka për veten tënde sa më shpejt të jetë e mundur, mos prit të dalësh në pension

Të gjithë kemi dëgjuar histori të trishta të personave që kanë punuar për një jetë të tërë e që më pas kanë vdekur një javë pasi kanë përfituar pensionin. Shumë 40-vjeçarë mendojnë se vitet më të mira të jetës kanë ngelur prapa tyre. Kjo është një ndër gënjeshtrat më të mëdha. Në këtë moshë kam mësuar se kurrë nuk është vonë të mësosh apo të eksperimentosh me diçka të re.

9. Sa më shumë “Po” të menduara të thuash, aq më shumë fuqizohet mënyra juaj e të menduarit

Kam kaluar vite duke bërë zgjedhje, jo sepse kanë qënë të mira për mua apo për familjen time, por sepse ndihesha keq kur mendoja se mund të zhgënjeja persona të tjerë, që realisht kanë qenë më pak të rëndësishëm se të përmendurit. Më është dashur të arrija tek të 45-tat për të kuptuar se detyrimet e vërteta ishin ato që gjendeshin më pranë shtëpisë. Kujdes ndaj përgjigjeve instiktive: nuk ka asgjë më të vjetër sesa të jesh i palëkundur ndaj qëndrimeve të tua. Edhe nëse ti thua po ose jo ndaj diçkaje, sigurohuni që pas përgjigjes tuaj qëndron mendimi dhe qëllimi.

10.Mirënjohja është diçka mjaft e rëndësishme

Nëse po jeton ashtu sikurse duhet, do të thotë që ndërkohë je duke mësuar qoftë nga humbjet apo nga gabimet e pashmangshme që do të bësh si prindër e mik. Nëse je vërtetë fatlum, do e përshkosh jetën duke vlerësuar më shumë atë që ke dhe do mendosh më pak për atë që nuk ke bërë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë