“Las Mingas” / Koncert me muzikë, këngë dhe kërcime flamenko në Katedralen Ortodokse

/ ATSH / Ambasada spanjolle në bashkëpunim me shoqatën "Syri Blu, solli një aktivitet mjaft të veçantë ku grupi "Las mingas"  i përbërë nga 4 artiste nga Spanja, Alba Carmona, Marta Robles, Alicia Grillo dhe  Roser Loscos zhvilluan gjatë mbrëmjes së 5 nëntorit në Katedralen e Kishës Ortodokse një koncert dhe spektakël nën tingujt e flamenkos, këngëve fusion dhe kërcimit.
Katër artistet me origjine nga veriu dhe jugu i Spanjes, të cilët i lidh së bashku pasioni i përbashkët për flamenkon. bëri që Las Migas të përfaqësojnë dhe prezantojnë në Tiranë një etapë të re, një lloj spektakli të ri, një repertor të gjërë  dhe një vizion për të ecur perpara.
Koncerti i Las Mingas. Foto ATSH Flor Abazi
Grupi i përbërë nga dy kitarat, një violinë dhe një këngëtare/balerinë, solli një kuartet të pazakontë femeror të flamengo-s dhe muzikës medhetare, i cili është përkufizuar si "një shpërthim tingujsh të paster, unik dhe rrebel", është dhe  universi muzikor i Las Migas.
Që prej krijimit të tyre në vitin 2004, kuarteti ka dhënë koncerte në shumë teatro dhe ka marrë pjesë edhe në festivalet më të rëndësishme të muzikës botërore, të cilat janë një spetakël i vërtetë i ndërthurjes së muzikës, këngës, dhe kërcimit flamengo.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin