Dita e dielë do të jetë një ditë vendimtare për kuqezinjtë e shqipërizë. Skuadra kombëtare shqiptare do të ndeshet mbrëmjen e së dielës në transfertë me Izraelin në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kështu që lojtarët kuqezinj së bashku me stafin e kombëtares janë nisur pak pas mesditës së sotme drejt Tel Avivit. Këtë fluturim skuadra kombëtare e ka bërë me avionin e kompanisë më të re “Air Albania”, i quajtur nga kryeministri “Lasgushi”.
Postim i bërë nga kryeministri Edi Rama
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili me anë të një statusi në llogarinë e tij të “Instagramit”, ka publikuar një foto të udhëtimit. “Air Albania çon kuqezinjtë në Tel Aviv,”- shkruan Rama krahas fotos.

/Shqiptarja.com
Komente

