Latifi reagon pasi dha dorëheqjen si ministër i Shëndetësisë në Kosovë: Vendimi më i vështirë! Do mbetem ambasador këmbëgulës dhe nuk do të ndal së punuari

Latifi reagon pasi dha dorëheqjen si ministër i Shëndetësisë në Kosovë: Vendimi më i vështirë! Do mbetem ambasador këmbëgulës dhe nuk do të ndal së punuari

Rifat Latifi dhe Albin Kurti

Rifat Latifi, ka reaguar pasi vendosi të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë në Kosovë duke e cilësuar një prej vendimeve më të vështira në jetën e tij. Pas 10 muajsh e gjysmë në këtë post, Latifi thotë se do të mbetet ambassador dhe thotë se nuk do të ndalet derisa të transformojë shëndetësinë e Kosovës. Ndër të tjera nuk e tregon arsyen e dorëheqjes.

“Siç është bërë e njohur tashmë, me datë 6 tetor 2022, me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, dhashë dorëheqje nga Ministria e Shëndetësisë, ku shërbeva per 10 muaj e gjysmë si Ministër. Ky ka qenë vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time.Ju falënderojë shumë për përkrahjen tuaj të vazhdueshme, besimin tuaj, se ne mund ta rindërtojmë, zhvillojmë, dhe transformojmë shëndetësinë e Kosovës.

Për çdo minutë të kësaj kohe, unë kam pasur nderin dhe përgjegjësinë më të madhe që dikush mund ta ketë. Për më tepër, gjatë kësaj kohe unë nuk kam bërë vetëm punën e Ministrit, ngase këtë kurrë nuk e kam marrë si punë, por si pasionin dhe përgjegjësinë më të madhe që kam pasur ndonjëherë.

Por, dua të ju siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe gjithë diasporën shqiptare kudo që jetojnë në botë, se ndonëse nuk do të jem më Ministër i Shëndetësisë së Kosovës, do të mbetem ambasadori i saj më këmbëngulës për avancimin e shëndetësisë së Kosovës, dhe kurrë nuk do të ndalem së punuari për Kosovën dhe për shëndetësinë e Kosovës dhe për rimëkëmbjen dhe modernizimin e këtij sektori shumë të injoruar dhe vulnerabël. Kështu, ka qenë qysh nga viti 1985 kur jam shpërngulur në SHBA, e kështu do të jetë derisa nuk e marrë frymën e fundit në këtë botë”, ka shkruar Latifi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat