POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Lau dhëmbët me 'pastën e ndaluar', ndërron jetë 11-vjeçarja

Familja e Denise Saldate ka qenë shumë e vëmendshme që të kontrollonte etiketat e produkteve që konsumonin, që ato të mos kishin bazë qumështi, pasi vajza e tyre e vogël ishte alergjike. Askujt nuk i shkoi në mendje që kjo përbërje do të gjendej në pastën e dhëmbëve, dhe që fatkeqësisht i mori jetën dhe vogëlushes 11-vjeçare. Saldate humbi jetën pasi lau dhëmbët me pastën " MI Paste One", e sugjeruar nga një dentist, për shkak të problemit që kishte me mishrat.

Mamaja e saj tregoi se si kishte ndodhur ngjarja dhe fjalët e fundit që dëgjoi nga vajza e saj e vogël.


"Buzët e saj ishin blu kur doli nga tualeti. E mora në shtratin ti, vrapova në dhomën e ndjenjës dhe i thashë vajzës tjetër "telefononi 911". Po më thoshte "mami nuk marr dot frymë, të dua...", tha mamaja e 11-vjeçares.

B.K./Shqiptarja.com
Komento