Presidenti i Kongresit Botëror Hebraik, Ronald Lauder ka shprehur gadishmërinë e organizatës që ai drejton për të zhvilluar projekte të ndryshme në Shqipëri duke patur parasysh peshën dhe pozicionin strategjik të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit.  

Gjatë një takimi  me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Lauder vlerësoi rolin e çmuar të popullit shqiptar gjatë luftës së dytë botërore duke shpëtuar jetët e të gjithë hebrenjve të strehuar në vend. Ai tha se Shqipëria përfaqëson në shembull të shkëlqyer të tolerancës dhe harmonisë ndër-fetare në rajon e në botë.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit shprehu vullnetin për të forcuar marrëdhëniet me komunitetin e hebrenjve nga e gjithë bota duke theksuar se Shqipëria mirëpret investimet kryesisht në fushat e burimeve natyrore, turizmit, energjisë, agro-përpunimit dhe teknologjisë.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)