Këngëtarja italiane Laura Pausini është duke pritur fëmijën e saj të parë. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja në faqene e saj zyrtare në Facebook ku thuhet:
“Unë dhe Paolo jemi të lumtur t’iu njoftojmë se së shpejti do të bëhemi me vajzë. Kisha dëshirë që fansat ta mësonin prej meje këtë lajm.

Jemi shumë të lumtur dhe i kërkojmë mediave të respektojnë këto muaj privatësinë tonë duke na lënë të shijojmë një shtatzëni jashtë kamerave,”-është shprehur Pausini.
Babai i fëmijës së Pausinit është Paolo Carta, i cili është gjithashtu kitaristi në bendin e saj.
Gjithashtu Laura ka njoftuar edhe ndërprerjen e turit të saj botëror në të cilin ishin edhe datat e programuara.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com