REGGIO CALABRIA (Itali) - Shembet në Reggio Calabria skena ku do të performonte sonte në darkë këngëtarja e njohur italiane Laura Pausini. Mësohet se një punëtor ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është goditur nga struktura e shembur. Viktima ishte duke rregulluar impiatin ndriçues në momentin e shembjes.Gjithashtu ka patur edhe të punëtore të tjerë të plagosur por pa rrezik për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset dhe forcat e policisë për të kuptuar shkaqet e shembjes së skenës. (xh/shqiptarja.com)