Argjentina e Lionel Messi-t me shokë është gjysmëfinalsitja e dytë e Kupës së Amerikës. ‘Albicelestët’ kanë mposhtur pastër 2-0 Venezuelën në çerekfinale dhe në raundin tjetër do të përballen me Brazilin, në një takim që do të pritet me interes nga të gjithë futbolldashësit në botë.
Në takin e zhvilluar në ‘Maracana’ të Rio De Zhaneiro, fillimisht ishte njeriu i momentit te Argjentina Lautaro Martinez ai që zhbllokoi shifrat. Sulmuesi që aktivizohet me Interin gjatë zhvillimit të një goditje këndi në minutën e 10 gjeti golin duke finalizuar me thembër. Në minutat në vijim si Argjentina ashtu edhe Venezuela pretenduan për penallti, por në të dyja rastet ndërhyri ‘VAR-I’ duke vijuar lojën. Goli që do të vuloste shifrat do të vinte në minutën e 74-r, me Lo Selso-n që konkretizoi një aksion të gjatë të kombëtares.