VLORË- Një sherr banal në qytetin e Vlorës ka përfunduar deri në përdorimin e armëve.

Një i ri ka shkuar në lavazh për të larë makinën, por lavazhieri e ka refuzuar pasi kishte shumë radhë. Kaq ka mjaftuar që i riu të nxjerrë armën dhe të qëllojë në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Policia është vënë në ndjekje të të riut, e ndërsa punonjësi i lavazhit ka shkuar në Polici ku po jep dëshminë e tij.