Lavazza hap një qendër të re trajnimi në Shqipëri, në partneritet me Marketing & Distribution (FOTO)

Lavazza hap një qendër të re trajnimi në Shqipëri, në partneritet me Marketing & Distribution (FOTO)

Lavazza, kompania e njohur e kafesë në Torino, dhe Marketing & Distribution, hapën të mërkurën një Qendër të re Trajnimi në Shqipëri. Me një konsum kafeje prej 3.1 kg për frymë në vit, shkolla e veçantë e kafesë në Shqipëri është rezultat i një iniciative të përbashkët Lavazza – Marketing & Distribution dhe do të sigurojë trajnime për specialistët e kafesë dhe do t'i lejojë ata të hulumtojnë dhe eksperimentojnë recetatme të reja për kafe dhe ushqim. Hapja e njësisë është një hap tjetër në angazhimin e kompanisë për përhapjen e kulturës italiane të kafesë në Shqipëri.

"Me Qendrën e re të Trajnimit Lavazza në Tiranë, synojmë të prezantojmë artin e përgatitjes së kafesë për të ruajtur përsosmërinë e produktit tonë në momentin e ekstraktimit dhe konsumit. Por gjithashtu për t'u kthyer në një pikë referimi për profesionistët në industrinë e hotelerisë, duke ofruar zgjidhje ideale, mësime dhe hapësira trajnimi për ata që e kanë kthyer pasionin e tyre për kafenë në profesion dhe për ata që thjesht duan të mësojnë artin e kafesë së përsosur", tha Marcello Arcangeli, Drejtues i Qendrës së Trajnimit Lavazza.

"Me zgjerimin e rrjetit të Qendrave të Trajnimit në të gjithë botën dhe meqenëse është laboratori më i madh i kafesë në llojin e tij, ne synojmë të sjellim kulturën e klasit botëror të kafesë italiane të Lavazza tek dashamirët shqiptarë të kafesë", komentoi Riccardo Codognola, Drejtues i Marketingut për Evropën Qendrore dhe MENA-s.

"Shqipëria është një treg i rëndësishëm dhe strategjik për Lavazza, dhe një komb i tëpasionuarvepas kafesë, që kohët e fundit kanë një vëmendje më të lartëmbi cilësinë e produkteve, gjë që ka sjellënjë kuriozitet më të madh dhe mëtë gjerë. Shqipëria ka ofruar gjithmonë shumë mundësi dhe sfida dhe Lavazza është krenare që është një nga lojtarët italianë kryesorë në treg. Me Qendrën e re të Trajnimit, jemi të gatshëm të ndajmë ekspertizën tonë me profesionistë, si dhe ta sjellim këtëmarkë sa më afër me konsumatorët shqiptarë, duke mbajtur parasysh që qëllimi ynë është që të sigurojmë gjithmonë përvojën e vërtetë të kafesë italiane, duke ofruar një kombinim perfekt të cilësisë dhe italianitetit ".

"Ne jemi shumë të lumtur për këtë hap të rëndësishëm në bashkëpunimin tonë me Lavazza, një nga markat më të njohura të kafesë në botë. Me këtë partneritet, po bëjmë një përparim të mëtejshëm" shtoi Artur Marika, Menaxher për Shitjen dhe Marketingun në Marketing & Distribution.

Qendra e Trajnimit Lavazza, në mjediset e Marketing&Distribution në autostradënTr-Dr Km 10, është ndërtuar me një dizajn italian dhe përmban të gjitha funksionalitetet që ekzistojnë në qendrat e tjera të trajnimit Lavazza në të gjithë botën. Aty do të ofrohen kurse për baristët dhe të gjithë profesionistët për t'i pajisur ata me aftësitë dhe njohuritë e duhura mbi shijimin, kultivimin e përpunimin e kafesë, si dhe artin e qumështit e dizajnit. Çdo vit baristët dhe banakierët do të mësojnë hollësitë e artit të bërjes së kafesë dhe do të njihen me një program PerfectMixpër të krijuar në mënyrë të shkëlqyerkokteje unike e me cilësi të lartë.

Veçantia e Qendrës së Trajnimit Lavazza, krahas pajisjeve më të mira teknike, lidhet metrajnimin unik dhe edukimin e mëtejshëm tëtrajnerëvetanëlokalë, në kontakt të vazhdueshëm me Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit në Selinë e Lavazzës në Torino - së fundmi e certifikuar nga SCA Specialty Coffee Association si kampus kryesor i trajnimit. Me më shumë se 50 qendra në të gjithë botën, Qendra e Trajnimit Lavazza është qendra më e madhe e trajnimit të kafesë në llojin e saj jo vetëm në Itali, por edhe në mbarë botën. Ekspertët punojnë me pasion dhe kreativitet mbirisitë dhe krijimin e përvojës perfekte të kafesë. Qendrat e Trajnimit të Lavazza në Torino dhe në botë janë një shprehje e vërtetë e ADN-së së Lavazza, e krijuar nga tradita, cilësia dhe risitë e vazhdueshme. Nga intuita e Luigi Lavazza, i cili shpiku mbi 120 vjet më parë artin italian të përzierjes së llojeve të ndryshme të kafesë për të marrë një aromë të përsosur dhe të qëndrueshme, deri tek angazhimi i vazhdueshëm për cilësinë nga kultivimi në fazat e prodhimit, në përgatitjen dhe shërbimin, Lavazza është gjithmonë në krye, me qëllim përhapjen dhe pasurimin e kulturës italiane të kafesë.

Në vitin 2018, më shumë se 6.000 kurse u zhvilluan në Qendrat e Trajnimit Lavazza në të gjithë botën me më shumë se 38.000 pjesëmarrës. Për më tepër, shumë prej tyre u njohën me artin e përgatitjes së përsosur të ekspresit përmes seminareve dhe trajnimeve, si për shembull në evente dhe panaire tregtare.

Së bashku me partneritetin midis Lavazza dhe Marketing & Distribution, Qendra e re e Trajnimit është rezultati i një projekti të shkëlqyer midis dy markave.

Në këtë event, trajnerët ndërkombëtarë të Lavazza zbuluan një gamë të specialiteteve Lavazza dhe prezantuan zyrtarisht The Classic Collection: një shtyllë kryesore e Lavazza që ofron për dashamirësit e ekspresittradicionalitaliannjë kthesë bashkëkohore, krijuar për kafenë perfekte në kushte profesionale.

Super Crema, Gran Espresso, Gran Espresso Dark Roast, Crema e Aroma janë përzierje të përsosmërisë dhe ekuilibrit perfekt - janë rezultat i një përzgjedhjeje mjeshtërore të origjinës më të mirë të kafesë, e kombinuar me teknikat më të reja të pjekjes.

Tradita e ekspresit italian dhe historia e Lavazza bëhen bashkë për të ofruar shijen dhe aromën e tyre që e kanë shndërruar zakonin e ekspresit italian në një trend ndërkombëtar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë