'Lavdi Ukrainës'/Kroacia shkarkon krahun e djathtë të Daliç për provokim ndaj rusëve

'Lavdi Ukrainës'/Kroacia shkarkon krahun e djathtë të Daliç për provokim ndaj rusëve

Ognjen Vukojevic dhe Zlatko Daliç duke festuar kualifikimin kundër Rusisë

Federata kroate e futbollit ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra ndihmësin e trajnerit Zlatko Daliç. Ognjen Vukojevic, pas ndeshjes me Rusinë, së bashku me futbollistin Vida postuan një video në rrjetet sociale duke kënduar: “Lavdi Ukrainës”.

Ky veprim mori shumë kritika nga politikanët rusë, por edhe FIFA dha paralajmërim për përjashtim për dy protagonistët. Kujtojmë që marrëdhëniet midis Ukrainës dhe vendit organizator të Botërorit, Rusisë, janë tepër të tensionuara që në nga viti 2014 kur kjo e fundit aneksoi Krimenë.

Federata kroate njoftoi se ka revokuar akreditimin e Vukojevic në Botëror si dhe e ka liruar atë nga detyra si vëzhgues të skuadrës. “Federata e Futbollit të Kroacisë me këtë rast i kërkon ndjesë popullit rus për veprimet e një anëtari të delegacionit kroat”-thuhej në postimin e federatës.

Gjithashtu vetë Vukojeviç si dhe futbollisti Vida kanë kërkuar falje për veprimin e tyre. Kujtojmë se të dy protagonistët kanë qenë pjesë e klubit ukrainas të Dinamo Kievit. Të mërkurën, më 11 korrik, Kroacia do të luajë gjysmëfinalen e Botërorit kundër Anglisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë