Lavdrim Muhaxhiri, Jahjaga:Kosova
nuk do bëhet burim i ekstremizmit

Lavdrim Muhaxhiri, Jahjaga:Kosova<br />nuk do bëhet burim i ekstremizmit
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar krerët e institucioneve të sigurisë së Kosovës për të diskutuar kërcënimin nga ekstremizmi dhe radikalizmi në vend dhe masat e ndërmarra nga këto institucione për të parandaluar dhe luftuar këtë dukuri të papranueshme.

Presidentja kosovare ka kërkuar nga krerët e institucioneve të sigurisë që ta trajtojnë me prioritet dhe në bashkërendim këtë kërcënim ndaj sigurisë së Kosovës, rajonit dhe më gjerë dhe në bashkëpunim me partnerët strategjik të parandalojnë që Kosova të bëhet eksportuese e këtij kërcënimi global.  Sipas komunikatës së lëshuar nga presidenca,  Kosova në asnjë moment nuk do të lejojë që të bëhet burim i ekstremizmit e strehimore e kriminelëve që nxisin terror dhe urrejtje".

Ajo i ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës e komunitetet fetare që të bashkëpunojnë me autoritetet vendore dhe mekanizmat e sigurisë për t’i përndjekur penalisht individët që qëndrojnë prapa këtyre përpjekjeve për të destabilizuar Kosovën dhe traditën e saj të gjatë të harmonisë ndërfetare.

“Është përgjegjësi e jona si institucione dhe si shoqëri t’i dënojmë këto fenomene të shëmtuara. Ne duhet të distancohemi nga këto akte mizore të kriminelëve, dhe ata duhet t’i denoncojmë dhe t’i trajtojmë si të tillë”, citohet të ketë thënë presidentja Jahjaga. 
 
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato