MOSKË - Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov tha se në lindje të Ukrainës është arritur "paqja e vërtetë," raporton Anadolu Agency (AA).
"Në lindje të Ukrainës është arritur paqja e vërtetë," tha ministri i Jashtëm rus. Mediat ruse citojnë Lavrovin të ketë thënë se diskutimi i tanishëm ka të bëjë me caktimin e datës për negociata të reja.
"Pas një kohë të gjatë, edhe pse ishte shumë e vështirë, u arrit një marrëveshje që mundësoi paqen e vërtetë. Ne jemi në bisedime për caktimin e një datë të re të negociatave që do të mbahen në kuadër të marrveshjes së Minskut", tha Lavrov.
Ai theksoi se Rusia pritet që gjatë negociatave të reja të paraqiten propozime konkrete. Ndërkohë autoritetet ukrainase dhe seperatistët pro-rus zhvillojnë bisedime në mënyrë që të arrijnë një zhgjidhje përfundimtere e cila do t'i jepte fund konflikteve në Ukrainën Lindore.
Dy palët më 5 shtator në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë, nënshkruan një marrëveshje për armëpushim. Pavarësisht nga kjo, pjesë të Ukrainës lindore shpesh kanë qenë arena të konfrontimeve të vazhdueshme midis forcave qeveritare të Ukrainës në njërën anë dhe separatistëve pro-ruse në anën tjetër.
/Shqiptarja.com