Lavrov:NATO dhe OSBE s'ndihmojnë
në zgjidhjen e krizës Ukrainë
Ndonëse deri në këto momente përfaqësues të NATO-së dhe të OSBE-së kanë zhvilluar takime dhe kanë diskutuar lidhur me situatën në Ukrainë, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov është shprehur se këto dy institucione nuk ndihmojnë në zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Nërkohë, dje ministri i Jashtëm rus u takua në Paris me sekretarin amerikan i Shtetit, John Kerry dhe presidentit francez Hollande për të biseduar për tensionin në Ukrainë.
PARIS- Ndonëse deri në këto momente përfaqësues të NATO-së dhe të
OSBE-së kanë zhvilluar takime dhe kanë diskutuar lidhur me situatën në Ukrainë, ministri i Jashtëm rus,Sergey Lavrov është shprehur se këto dy institucione nuk ndihmojnë në zgjidhjen e krizës në Ukrainë.
“Impenjimi i NATO-s dhe OSBE për të zgjidhur situatën për krizën në Ukrainë nuk po ndihmojnë në promovim të dialogut”, ka thënë Sergey Lavrov në Paris pas një takimi me sekretarin amerikan të Shteti, Jonn Kerry dhe presidentit francez Francus Hollande.
DJE, LAVROV TAKIM ME KERRIN DHE HOLLANDE PËR KRIZËN NË UKRAINËMinistri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, si dhe presidentin francez Francois Hollande në Pallatin "Elize" në Paris. Në qendër të bisedimeve ishte ulja e tensionit në Ukrainë.
Menjëherë pas takimit, Kerry dhe Lavrov u larguan pa dhënë një deklaratë lidhur me bisedimet e mbajtura, por një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Kerry kërkoi fillimin e menjëhershëm të bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kjo është hera e parë që Kerry dhe Lavrov takohen ballë për ballë që prej zbarkimit të trupave ruse në gadishullin e Krimesë.
Ndërkohë më parë gjatë ditës, ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, në një intervistë për televizionin BFM tha se BE është i gatshëm të ndërmarrë sanksione ndaj Rusisë nëse kjo e fundit nuk do të impenjohet të dialogojë me Kievin dhe të tërheqë trupat ushtarake. Ai shtoi se nuk mund të pranohet që një vend të pushtojë një vend tjetër, pasi kjo bie në kundërshtim me të gjitha ligjet ndërkombëtare. Franca dhe Gjermania ndërkohë kanë përgatitur një `plan-zgjidhjeje` të krizës në Ukrainë, e cila iu prezantua liderëve ndërkombëtarë në një konferencë të mbajtur në Paris, mbi Libanin.
Fabius nënvizoi se iniciativa franco-gjermane,parashikon formimin e një qeverie bashkimi, tërheqjen totale të trupave ruse nga Krimea, shpërbërjen e policisë dhe një rikthim në Kushtetutën ukrainase të vitit 2004 gjatë zgjedhjeve presidenciale.
Ndërsa Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso të mërkurën e 5 marsit u shpreh se Komisioni Europian ka vendosur një paketë ndihmash, për Ukrainën. Shifra e kësaj pakete, shkon në 11 miliardë euro për dy vitet e ardhshme. Kjo shifër vjen nga buxheti i Bashkimit Europian dhe nga institucionet financiare europiane.
Redaksia Online
(e.s/e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 5910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15